Këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj, së fundmi solli për fansat projektin e saj të ri muzikor “Who am I”.
Balada e saj u pëlqye shumë, teksa Argjentina vazhdon të jetë një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.
Përveç fotografive të ndryshme nga përditshmëria, Ramosaj nuk heziton që edhe në të shumtën e rasteve të publikojë imazhe me njerëzit e saj më të dashur.
Së fundmi, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një sërë fotografish të saj dhe bashkëshortit, Dukagjinit, me rastin e ditëlindjes së këtij të fundit.
Argjentina nuk i ka kursyer fjalët më të ëmbla në urimin e ditëlindjes për personin e saj më të dashur.
“Gëzuar ditëlindjen më bashkëshortin tim të dashur. Të dua shumë…gëzuar për një jetë të tërë me bekime”, kanë qenë fjalët e Ramosajt në urimin e saj.
Çifti përndryshe janë prindër të një djali të quajtur Noah dhe jetojnë së bashku prej vitesh në Prishtinë.