Argjentinasi i cili e përfundoi vitin 2020 me më shumë gola sesa Messi, Aguero e Lautaro

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Viti 2020 ka qenë një vit surprizash, pasi Lionel Messi nuk ka arritur ta përfundojë vitin si Argjentinasi me rezultatin më të mirë.

Por, as Lautaro Martinez e Sergio Aguero nuk arritën që të përmbyllin vitin si golashënuesi më i mirë argjentinas.

Lojtari që shënoi më shumë se çdo tjetër argjentinas këtë vit kalendarik ishte Ramiro Rocca, një tjetër lojtar që doli nga akademia Neëell’s Old Boys.

32-vjeçari aktualisht po luan në Guatemala, dhe ai arriti të shënonte mesatarisht një gol për ndeshje. Në 27 ndeshje për CSD Municipal , Rocca shënoi 26 gola mbresëlënës.

Mund të ketë qenë një vit për t’u harruar për shumicën e popullsisë së botës, por viti 2020 ishte ai që Rocca do ta kujtojë si më të mirin për karrierën e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme