Mjekët deklarohen për gjendjen e Messit pas infektimit me Covid-19

Prishtinë | 08 Jan 2022 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i Francës, PSG po i bënë përgatitjet e fundit para përballjes me Olympique Lyon që e luan në transfertë këtë të diel.

Ajo që më së shumti i intereson tifozëve është nëse Messi mund të luajë apo jo në këtë takim pasi ditë më parë kishte kaluar infeksionin me COVID-19.

Kujtojmë që argjentinasi e kaloi COVID-in, por tashmë ka rezultuar negativ dhe, siç raportohet: “Ai do të vazhdojë me protokollin e tij individual të rikuperimit pas Covid-it për ditët në vijim”. Kjo nënkupton se ai nuk do të luajë të dielën.

Nga ana tjetër, Angel Di Maria, Julian Draxler, Danilo Pereira, Layvin Kurzaëa dhe Gianluigi Donnarumma mbeten të izoluar siç përcaktohet nga protokolli COVID.

Nga Neymar, i cili synon të luajë në fazën eliminatore të Champions League kundër Real Madridit, pohojnë gjithashtu se: “Ai vazhdon të ketë mbikqyrjen e stafit mjekësor të Paris Saint-Germain. Rikthimi i tij në Paris do të ndodhë pas 3 javësh”. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme