Një gjyqtar në Argjentinë tha se prokurori që kundërshtoi ish-presidenten është vrarë.
Një gjyqtar në Argjentinë thotë se prokurori i cili ishte gjetur i vdekur vetëm disa ditë pasi e kishte akuzuar ish-presidenten, Cristina Fernandez, për fshehjen e rolit të Iranit në rastin e sulmit me bomba në një qendër hebreje në vitin 1994, ishte vrarë.
Prokurori, Alberto Nisman, ishte gjetur i vdekur me të shtëna në kokë, vetëm disa orë para se të paraqitej në Kongres për të dhënë detaje lidhur me akuzat kundër ish-presidentes Fernandez.
Cristina Fernandez dhe të tjerët kishin sugjeruar se prokurori Nismani kishte bërë vetëvrasje.
Në raportin prej 656 faqeve të publikuar dje, gjyqtari Julian Ercolini, tha se ka prova të mjaftueshme për të konkluduar se goditjet në kokë, të cilat kishin shkaktuar vdekje në janar të vitit 2015, nuk ishin të vetëshkaktuara.
Kjo është hera e parë që një gjyqtar për këtë rast thotë se ishte vrasje./Rel/