Zyrtare: Suspendohet organizimi i Copa America në Argjentinë

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut, CONMEBOL ka bërë të ditur se ka suspenduar organizimin e Copa Americas në Argjentinë.

CONMEBOL ka bërë të ditur se Copa America e cila ishte paraparë të

zhvillohej në Argjentinë është suspenduar dy javë para fillimit.

Arsyeja e suspendimit të turneut thuhet të jenë shqetësimet e zytarëve të CONMEBOL-it për rritjen e rasteve dhe situatën me pandeminë COVID-19 që po mbretëron në Argjentinë.

CONMEBOL ka bërë të ditur përmes llogarisë zyrtare në Twitter që Copa America është suspenduar dhe tani do të shqyrtohen mundësitë tjera për organizimin e saj.

Copa America ishte paraparë të fillonte me 13 qershor me ndeshjen ndërmjet Argjentinës dhe Kilit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme