Argjentinës s’i falet një dështim edhe ndaj Nigerisë

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 09:28 | Nga

Me gjithë fushatën katastrofale deri më tash, ende ka shpresë për Argjentinë që nuk di për fitore në botërorin “Rusia 2018”.

Ka shumë kombinime në lojë, por ka gjasa që tri pikë eventuale në ndeshje ndaj Nigerisë të jenë të mjaftueshme për ta dërguar Argjentinën në fazën nokaut.

Argjentina nuk ka përfunduar asnjëherë fazë grupore në Botëror pa shënuar të paktën një fitore. Një e tillë kërkohet prej argjentinasve për ndeshjen ndaj Nigerisë, që luhet të martën (sot, 20:00) në St. Petersburg, në kuadër të xhiros së tretë (të fundit) të fazës grupore.

Hera e vetme kur Argjentina u kthye në shtëpi pa fitore ishte në vitin 1934, kur kishte vetëm fazë nokauti. Një skuadër amatore e Argjentinës kaloi mbi një muaj në det për të pësuar 3:2 nga Suedia në raundin e parë dhe për të përfunduar garën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme