“Argumenti” i Vetëvendosjes se marrëveshja është mirë pasi nuk po e nënshkruan Serbia

Prishtinë | 04 Nën 2023 | 00:28 | Nga Berat Buzhala

Disa here neper debate politike, disa prej nesh kemi thane qe Marrëveshja e Rambujesë dhe Pakoja e Ahtisaarit kanë qenë të mira për Kosovën, sepse te dy këto marrëveshje nuk i ka nënshkruar Serbia, te paren e ka refuzuar Millosheviqi e te dytën Tadiqi.

Argumenti i Vetëvendosjes ka qene se te dy këto marrëveshje kanë qenë të këqija për Kosovën. E pse pra nuk i ka nënshkruhar Serbia, kemi pyetur ne?

“Sepse ka deshtë me qenë hala ma të këqija për Kosovën, e hala ma të mira për Serbinë”.

A vlen rregulla e njëjte edhe sot, kur Serbia nuk po don me nënshkru marrëveshjen, e që shumica parlamentare në Kosovë dhe qeveria e Kurtit po mburret duke thënë se Serbia nuk po e nënshkruan?

A ka mundësi që Serbia po kërkon që ajo marrëveshje me qenë hala ma e keqe për Kosovën?

Të ngjashme