Edhe pse nuk e ka njohur babain e Pete Davidson, Ariana Grande po e mban gjallë kujtimin e vjehrrit, babait të ndjerë të fejuarit të saj.
Gjatë një shëtitje me të fejuarin në Manhattan gjatë ditës së djeshme, ylli i muzikës pop është parë me tatuazhin e ri, në këmbë.
“8418” është numri që babai i aktorit të Saturday Night Live, zjarrfikësi Scott Davidson mbante në uniformën e tij e që ka ndërruar jetë gjatë sulmit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2011 në New York.
Edhe 24 vjeçari Davidson ka të njëjtët numra të bërë tatuazh në dorën e tij të majtë, transmeton Klan Kosova.
Kjo nuk është hera e parë që çifti kanë bërë tatuazhe për të treguar përkushtimin dhe dashurinë ndaj njëri-tjetrit.
Në muajin qershor, Davdison ka bërë tatuazh një maskë të një lepuri me ngjyrë të zezë, që duket e ngjashme me një aksesor që Grande ka në fotografinë e albumit të saj, Dangerous Woman, bashkë me inicialet “AG” në dorën e tij.
Çifti janë duke kaluar shumë kohë së bashku derisa Davidson në këtë periudhë është në pushim nga Saturday Night Live.
Në ndërkohë, Grande është afër publikimit të albumit të saj të ri, Sweetener.
Të dy thuhet se tashmë janë duke bashkëjetuar në apartamentin e tyre të ri luksoz në Manhattan.
Davidson dhe Grande janë fejuar më 11 qershor, pak javë pasi ata kishin nisur lidhjen e tyre të dashurisë.