Tatuazhet që bëhen në mënyrë digjitale dhe fshihen pas disa ditësh

Prishtinë | 02 Kor 2019 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Prinker është një pajisje e krijuar nga kompania SketchOn, e cila ua mundëson që të bëni tatuazhe në mënyrë digjitale.

Këtë pajisje mund ta lidhni përmes një tableti apo telefoni të mençur, ta krijoni dizajnin e dëshiruar dhe pastaj këtë makinë ta shtypni dhe fërkoni ngadalë për lëkurën tuaj në mënyrë që ta krijoni tatuazhin ashtu si duhet.

Tatuazhi largohet pas dita ditësh, ndërkaq mund ta hiqni edhe vetë duke e larë me ujë dhe me sapun.

Pajija Prinker Pro, sipas faqes zyrtare të SketchOn, mund të jetë e juaja momentalisht për një shifër prej 550 dollarësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme