Ariana Grande po inkurajon njerëzit që të marrin vaksinën kundër COVID-19.
Ylli 28-vjeçar shkroi se imunizimin kundër koronavirusit njerëzit duhet ta bëjnë sa më shpejtë, sidomos tani me përhapjen e variantit Delta në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Mesazhi i saj për vetëdijësues erdhi pak para se ajo të zbulonte se do të performonte një shfaqje virtuale.
Ariana ndau një fotografi të saj brenda një makine, ndërsa mbante një maskë të zezë të frymëmarrjes dhe e vendosi mbishkrimin “E vaksinuar”, shkruan Dailymail.
Këngëtarja 28-vjeçare këmbënguli se njerëzit mund të shpëtojnë një jetë ose dy duke marrë vaksinën.