Kryetari aktual i Komunës së Bujanocit, një herësh kreu i Partisë Demokratike, Nagip Arifi, ka votuar në zgjedhjet komunale që po mbahen atje.
Arifi i cili po synon edhe një mandat në udhëheqjen e kësaj komune, është shprehur se deri më tani procesi i zgjedhjeve Bujanoc është duke vajtur mirë dhe shpreson që të shkojë deri në fund në këtë mënyrë.
Arifi fton të gjithë qytetarët që të dalin sa më shumë në votim dhe të votojnë më të mirin.
“Ditë e mirë sot me diell, duke shfrytëzuar të drejtën e votës së lirë dhe demokratike sot vendoset për të ardhmen e Bujanocit. Unë votova! Dilni dhe votoni, votoni më të mirin!”, ka shkruar Arifi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.
Kandidatë për kryetarë të Komunës së Bujanocit, përveç Mustafit, janë edhe kryetari i PD-së, kryetari aktual i komunës, Nagip Arifi, Shqiprim Musliu i LPD-së, si dhe Arbër Pajaziti, nga Alternativa për Ndryshim.