Në javën që vjen pala kosovare për të dytën herë do të bëjë kërkesë zyrtare për rifillim të dialogut me Serbinë, thotë, Avni Arifi, shef i delegacionit kosovar në bisedimet e Brukselit.
Në një intervistë për tv21, ai u shpreh se do të kërkojnë që pikë e parë e rendit të ditës të jetë zbatimi i marrëveshjes për energji, duke paralajmëruar kështu se pa zbatim të kësaj marrëveshjeje, nuk ka kuptim të diskutohet me delegacionin serb.