Arifi: Falenderuese shtetit të Kosovës, na hapi dyert për shkollim

Prishtinë | 17 Shk 2018 | 15:06 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e mbajtur në Kuvendin e Komunës së Prishtinës, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi tha se është falenderuese Universitetit të Prishtinës që i ka dhënë mundësi që të shkollohen. Ajo mes tjerash ka uruar Kosovën për këtë përvjetor të rëndësishëm të shtetësisë.

“Dua të ju flas si bija e Universitetit të Prishtinës sepse ky universitet na dha mundësi të shkolloheshim. Dua të ju uroj që Kosova të arrin qindra përvjetore si pjesë e NATO-s dhe BE-së. Sot kemi sfida të mëdha. Ato janë se në cilat vlera bazohemi kur i flasim njëri tjetrit. Sot ne si kryetarë përballemi me atë se cilat janë problemet tona dhe si t’i zgjidhim ato. Të punojmë së bashku për një ardhmëri evropiane të qyteteve tona”, tha Arifi.

Të ngjashme