Arifi: Kurti e vodhi djathtisten Gërvalla, e shndërroi në militante të majtë anti-Vjosë

Prishtinë | 08 Qer 2024 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Ish-zyrtari i AAK-së, Avni Arifi, ka shkruar për raportin që kryeministri Albin Kurti ndërton me partnerët e koalicionit. Arifi është rikthyer në kohën kur AAK e NISMA kishte bashkëpunuar me Kurtin përgjatë kohës së protestave, duke thënë se Kurti ishte munduar të përdorte këtë bashkëpunim për t’ua marrë të dy partive aktivistët, për t’iu bashkuar VV-së.

Arifi thotë se të njëjtën gjë Kurti e ka bërë tinëz liderëve të dy partive, duke i ftuar anëtarët e kryesisë për darka e madje thotë se krijonte edhe miqësi personale me qëllim të rekrutimit në parti.

Zyrtari i AAK-së thotë se duket që të njëjtën gjë e ka aplikuar edhe tek partneriteti me Vjosa Osmanin. Arifi thotë se shihet qartë që Kurti “e ka vjedhur djathtisten Schëarz dhe e ka shndërruar në militante të së majtës pastër Anti-Vjosë”.

Postimi i plotë:

Lëvizja Vetëvendosje e sidomos Kurti nuk e njeh konceptin e partneritetit politik e as koalicionin me asnjë partner kurrë. Gjatë kohës kur ishte në koalicion protestash me AAK-NISMA listën e takimeve të përbashkëta të degëve dhe nëndegve për organizim të protestave VV e përdorke për të i “ftuar” pastaj aktivistët që të braktisnin AAK dhe NISMA dhe të i bashkoheshin VVsë.

Lideri i saj i ftojke (tinëz liderit të partive partnere) anëtarët e kryesisë së këtyre dy partive në kafe e darka e bile krijonte edhe miqësi përsonale me qëllim të rekrutimit në parti të tij. Si duket këtë kulturë e ka aplikuar edhe tek lista Guxo/ dhe “partneriteti” me Vjosën. Pastër po shihet që ja ka “vjedhë” djathtisten Shëarz dhe e ka shëndrruar në militante të së majtës pastërt Anti-Vjosë.

Nëse partitë opozitare pas zgjedhjeve mendojnë seriozishtë që të i bashkohen VV-së është mirë me ditë në fillim se kurrë nuk do të jenë partnerë të VV-së as të Kurtit por do të shëndrrohen vetëm në një klub të nënshtruarve pa pikë dinjiteti të VV-së

Të ngjashme