Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka paralajmëruar se nesër do të bëjë dorëzimin e kallëzimit penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës për Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Sipas Arifit, ky kallëzim penal bëhet për, siç u shpreh ai, keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptarë.
“Të martën në ora 14:00, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Preshevës, bëj dorëzimin e Kallëzimit Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së R. Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptarë”, thuhet në njoftimin e Arifit.
Njoftimi i plotë:
Të martën në ora 14:00, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Preshevës, bëj dorëzimin e Kallëzimit Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së R. Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptarë.
Ju ftoj në press-konferencë para ndërtesës së Prokurorisë, ku do të merrni vesh më shumë rreth Kallëzimit Penal, që po dorëzojmë, në lidhje me zhvatjen e mjeteve të taksapaguesve kosovarë përmes konkursit të Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Luginën e Preshevës dhe implikimit të Qeverisë së Kosovës.
Faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt
Shqiprim Arifi
Kryetar i Komunës së Preshevës