Sipas Lëvizjes “Dveri”, Leposaviqi i shkon Serbisë, Presheva e një pjesë e Bujanocit Kosovës

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Serbe “Dveri”, Boshko Obradoviq, siç thuhet përmes një komunikate të kësaj lëvizjeje, ka bërë të ditur të dhëna rreth zhvillimeve në lidhje me negociatat sekrete midis Beogradit e Prishtinës rreth ridefinimit të kufirit midis Serbisë e Kosovës dhe defakto njohjes së pavarësisë së Kosovës, transmeton Koha.net raportimin e portalit Bujanovacke.co.rs.

Obradoviq (Lëvizja Serbe “Dveri” është krah ekstrem opozitar i pushtetit të Vuçiqit – v.j) citohet të ketë thënë se autoritetet serbe aktualisht janë në fazën përfundimtare të marrëveshjes me Prishtinën dhe se ndërmjetës kryesor për rikufizim është angazhuar nga ana e Vuçiqit, Thaçit e Macronit (presidenti i Francës), anëtari i Parlamentit Europian Arnaud Danjean, lobisti francez i NATO-s ndër diplomatët francezë.

“Rikufizimi është dakordësuar: Serbisë i mbetet Leposaviqi, ndërsa për shkëmbim duhet të japë Preshevën deri një kilometër nga Autostrada dhe një pjesë të Bujanocit. Ende ka mbetur pa u dakordësuar vetëm pjesa rreth Kopaonikut dhe Gazivodës. E vetmja arsye e ardhjes së Macronit në Serbi është përfundimi i çështjes së rikufizimit, meqë Franca është ajo që ka marrë përsipër nga BE-ja që të çojë në fund atë që ka filluar”, citohet Obradoviq të ketë thënë në konferencën e djeshme me gazetarët.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme