Këngëtarja Arilena Ara ka fituar Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e ardhshëm të “Eurovisionit”.
Në edicionin e 58-të të Këngës në RTSH, Ara fitoi me këngën “Shaj”. Lindon Berisha është kujdesur për tekstin e kësaj kënge, ndërsa për muzikën Darko Dimitrov e Lazar Cvetkovski.
Edicioni i 65-të i “Eurovisionit” do të mbahet në Rotterdam të Holandës nga 12 maji e deri më 16 maj i vitit të ardhshëm.