Arilena Ara festoi sot 22 vjetorin e lindjes e rrethuar nga miqtë e saj që i organizuan një festë pas mesnatës.
Vëmendjen e ka tërhequr afrimiteti i këngëtares me kantautorin, Flori Mumajesi.
Ai publikoi një foto duke puthur në faqe Arilena Arën dhe e uroi: “Gëzuar ditëlindjen dashuri!”
Të dy shihen të veshur me të bardha dhe foto u realizua gjatë festës së ditëlindjes së Arilena Arës.
Pak muaj më parë dy këngëtarët, shumë të dashur për publikun shqiptar, sollën bashkëpunimin e tyre të dytë “Doja” që rezultoi mjaft i suksesshëm.