Për herë të parë Arilena Ara flet për të dashurin e saj

Prishtinë | 01 Maj 2022 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Arilena Ara është njëra ndër këngëtaret e preferuara të publikut.

Karriera e këngëtares përcillet me shumë interes nga fansat e saj dhe më gjërë.

Por përtej kësaj, kurreshtje zgjon edhe jeta e saj personale, për të cilën nuk flet edhe shumë.

Së fundi këngëtarja ishte e ftuar në emisionin “A live night”, ku ka rrëfyer shumë rreth karrierës dhe jetës së saj personale.

Si rrallë herë më parë ajo ka folur për të dashurin e saj, menaxherin Popi kola, të cilin e ka takuar në audicione.

“Popi është bekimi më i madh që më ka ardhur në jetë pas humbjes së babait tim, ka qenë audicioni i produksionit, ishim 2 mijë kokurrentë që prisnim dhe ai merrej me të gjithë konkurentët. Unë dola një moment dhe kishim një kontakt me sy, ai më puthi në ballë dhe më tha kinge. Unë e përqafova me një mall sikur kisha një jetë që e njihja. Ai ka qenë momenti që unë thashë ai njeri nuk do dalë nga jeta ime. I thashë ti do më marrësh në menaxhim. Unë mora ca gjëra nga ai që i kisha në gjak thjesh nuk i kisha ushtruar. Më ka lënë liri në çdo gjë që bëj, të gjej veten në çdo lloj forme të mundshme.”, tha ajo.

Ndryshe Arilena së fundi ka filluar edhe një rrugëtim të ri si moderatore bashkë me aktorin Florjan Binaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme