ëngëtarja nga Shqipëria, Arilena Ara, duket se ka nisur përgatitjet për këngën e re.
Kjo në bazë të një postimi që ka ndarë në llogarinë e saj personale në Instagram, ku duket se është në një studio muzikore.
Artistja nga Shkodra, e cila shquhet për zërin e veçantë, siç tregon së shpejti do të rikthehet me këngë të re.
“Unë do të jem këtu sot dhe çdo ditë në vijim”, ka shkruar ajo duke etiketuar edhe menaxherin e saj, Popi Kolën, me të cilin dyshohet se është në një lidhje dashurie.
Sidoqoftë, reagimet e fansave ishin të menjëhershme në hapësirën për komente të cilët duket se mezi po presin për prurjen e radhës të 22 vjeçares.
Arilena në fund të vitit të kaluar sollin projektin e ri e njëherësh të fundit “A i sheh”, në bashkëpunim me kantautorin Alban Skënderaj.
Kënga e dyshes së famshme u mirëprit dhe mblodhi miliona klikime në YouTube.