Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Kafshëve ‘Four Paws International’, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit në Shqipëri, arriti që me sukses të shpëtoj tre arinj të murrmë, të mbajtur në robëri, afër restoranteve.
Arinjtë Tomi, Pashuk dhe Gjina, u liruan në sektorët/shtëpinë e tyre të re sot në ‘Pyllin e Arinjve Prishtina’, dhe që të tre janë në gjendje të mire shëndetësore.