Greqia nuk rezultoi një eksperiencë e suksesshme për Mërgim Mavrajn, me mbrojtëin e kombëtares shqiptare që u larguar pas 6 muajsh te Arisi i Selanikut.
Mospërshtatja me skemat në Greqi e larguan Mavraj nga Superliga greke dhe rikthimi në Gjermani shihet si pista më e përsosur. Aty, 32 vjeçari ka ngjallur interesin e Ingolstadt, me skuadrën e Bundesliga 2 që po lufton për mbijetesë këtë sezon.
Mavraj shihet si një zëvendësues ideal i kapitenit të larguar tashmë nga Ingolstadt, Marvin Matip, edhe pse në Greqi, kontrata e Mavraj është e vlefshme deri në vitin 2020. Shqiptari do të ishte nënshkrimi i dytë i Jens Keller, i cili pak ditë më parë firmosi me Philipp Tschauner.
Ish-mbrojtësi i Hamburg dhe Koln është aktivizuar me 48 ndeshje me kombëtaren shqiptare, 158 në Bundesligën e parë gjermane dhe 86 në të dytën.