E ardhmja e Mërgim Mavraj pritet të jetë larg Evropës

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 15:30 | Nga

Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, dy sezonet e funti i kaloi te skuadra gjermane Hamburg, e cila pas rezultateve të dobëta këtë edicion, nga stinori i ardhshëm do të jetë pjesë e Bundesliga 2 në Gjermani.

Me këtë, edhe Mavraj ka vendosur që ta vazhdojë karrierën e tij diku tjetër dhe vendi që ka zgjedhur është larg kontinentit të Evropës.

Sipas shtypit gjerman, mbrojtësi 31-vjeçar ka filluar bisedimet me skuadrën Al-Ettifaq, që garon në elitën e futbollit të Arabisë Saudite, që njihet si Pro League.

Mavraj tek ekipi arab pritet të transferohet si lojtar i lirë, pasi ka kërkuar shkëputjen e kontratës me Hamburgun, e cila është e vlefshme deri në qershorin e vitit të ardhshëm.

Ashtu kështu, qendërmbrojtësi i Shiqpërisë, nuk ka qenë pjesë e ekipit të parë të Hamburg që nga marsi i këtij viti, pasi trajneri i skuadrës nga “Volksparkstadion”, Christian Titz, e kishte vlerësuar si të panevojshëm kontributin e tij për skuadrën gjermane, çka edhe e ka shtyrë 31 vjeçarin që ta shkëpus marrëveshjen me Hamburg, para skadimit të saj verën e vitit të ardhshëm .

Mërgim Mavraj këtë sezon për Hamburg në Bundesliga, ka pasur 17 paraqitje, të gjitha në formacionin startues, deri në momentin kur trajneri Titz vendosi ta linte në bankë.

Të ngjashme