Një 45-vjeçar nga Kukësi që u sulmua nga ariu në malin e Gjallicës teksa kulloste bagëtitë, është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ekrem Onuzi mori plagë në kokë, shpatull dhe në këmbë që i shkaktuan hemorragji, ndërkohë që menjëherë pas njoftimit të banorëve të zonës në vendngjarje u nis një helikopter që mundësoi edhe transportimin e tij drejt Tiranës.
Menjëherë nga marrja e njoftimit nga banorët, kemi ndërhyre për t’i ardhur në ndihmë qytetarit. Helikopteri mbërriti menjëherë. Falënderojmë Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Shëndetësisë, zv/kryeministrin dhe stafin e Emergjencave Civile. Po ndjekim hap pas hapi gjendjen e tij shëndetësore”, u shpreh kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.