Arizona ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve, të hënën, duke ia dhënë të 11 votat elektorale të shtetit presidentit të zgjedhur, Joe Bidenit.
Sekretari i Shtetit të Arizonës, Katie Hobbs, ka certifikuar fitoren e Bidenit derisa ka thënë se procesi i zgjedhjeve ishte më i sigurti ndër vite, raporton CNN.
Bideni ka mundur Donald Trumpin me 10,457 vota, ka thënë zyra e sekretarit të shtetit. Trump ka bërë fushatë të pasuksesshme duke u munduar të bllokojë apo të shtyjë certifikimin në shtete kyçe me shpresën se do ta kthente fitoren përmes Kolegjit Zgjedhor.