Arkeologët kanë gjetur disa mace mumie dhe brumbuj të rrallë gjatë hapjes së 7 sarkofagëve pranë piramidave të Egjiptit në jug të Kajros. Ministri i Antikiteteve, Khaled el-Enany tha se zbulimi ishte bërë nga një mision arkeologjik egjiptian gjatë punës së gërmimit të nisur në prill.
Ai tha gjithashtu se tre prej varreve ishin përdorur për macet, ndërkohë që një nga katër sarkofagët e tjerë të zbuluar në këtë vend ishte i pahapur.
Varri i lashtë daton nga Dinastia e Pestë e Mbretërisë së Vjetër dhe është i pazakontë pasi fasada dhe dera janë të paprekura. Kjo, sipas Mohamed Youssef, drejtor i zonës së Saqqarës, indikon që përmbajtja e saj mund të jetë ende e paprekur.
Ai tha se ekspertët kanë në plan ta eksplorojnë në javët e ardhshme. Mostafa Ëaziri, kreu i Këshillit të Lartë të Antikiteteve të Egjiptit, tha se misioni kishte zbuluar edhe mumiet e para të brumbujve që gjendeshin në këtë zonë.
Dy mumie të tilla u gjetën brenda një sarkofagu gëlqeror drejtkëndor me një kapak të mbuluar me tre brumbuj të pikturuar në të zezë.
Një tjetër koleksion i mumieve të shputave u gjet brenda një sarkofagu të vogël.
Midis dhjetëra mumieve mace të zbuluara ishin edhe 100 statujë prej druri, të stolisura dhe një në bronz kushtuar perëndeshës së maceve Bastet.
Macet mbanin një vend të veçantë në Egjiptin e lashtë dhe u mumifikuan si sakrifica fetare.
Një koleksion i statujave prej druri të praruar të një luani, një lope dhe një skifteri u zbuluan gjithashtu në vendin e Saqqara-s.