Arkeologët zbulojnë shpellat më të mëdha nënujore, ato janë 350 km të gjata

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 14:15 | Nga

Një grup zhytësish kanë zbuluar dy shpella të lidhura nënujore në pjesën lindore të Meksikës, për të cilat besohet se përbëjnë sistemin më të madh në botë të shpellave të mbuluara me ujë.

Arkeologët më pas kanë treguar se çfarë në të vërtetë kanë gjetur gjatë hulumtimit të tyre në ujëra, transmeton Telegrafi.

Besoni apo jo, kanë gjetur fosile të elefantëve shumë të vjetër si dhe gjësendet të fisit Maya. Besohet se kafshët kishin kërkuar ujë gjatë thatësirës së madhe, dhe shumica prej tyre kanë mbetur të ngujuara.

“Ekzistojnë shumë pak gjasa që në botë të gjenden shpella me karakteristika të tilla. Brenda tyre gjenden një numër i madh i artefakteve arkeologjike të cilat janë ruajtur shumë mirë”, ka deklaruar Guilermo de Anda, arkeolog i shpellave nënujore.

Shpellat e lidhura nëntokësore të njohura si “Sak aktun dhe “Dos ohos” janë të gjata 350 kilometra dhe janë zbuluar në fillim të këtij viti.

Ekspertët besojnë se së shpejti do të mund të japin një fotografi të asaj se si janë dukur këto shpella dikur, që besohet se datojnë qysh para 2.5 milionë viteve.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme