ARKEP përmes një komunikate për media ka njoftuar se pas një procesi gjyqësor ndaj kërkesë padisë së ndërmarrjes “Aurora Israphone” me objekt të kontekstit “Kompensimi dëmit për fitimin e humbur”.
Ky proces ka filluar që nga viti 2010, ku janë mbajtur një numër mjaftë i madh i seancave gjyqësore, e ku pala paditëse ka kërkuar kompensimin e dëmit në vlerë prej 11 milion eurosh nga PTK dhe ARKEP.
“Pas një periudhe të gjatë të shqyrtimit të kësaj lënde, në të cilin janë trajtuar një numër i konsiderueshëm i provave materiale, ARKEP ka arritur me sukses të dëshmoj dhe vërtetoj të drejtën e saj, si një Rregullator i pavarur dhe i pa anshëm ndaj të gjithë ofruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Kosovës”, shkruhet në komunikatë.
“Në funksion të zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive, të cilat dalin nga Ligji për Komunikimet Elektronike, ARKEP mbetet i përkushtuar në vazhdimësi për rregullimin e tregut mbi bazën e parimeve themelore, të cilat garantojnë konkurrencë efektive, transparencë, mosdiskriminim dhe para së gjithash mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit”, përfundon komunikata.