ARKEP-i kërkon ekspertizë ndërkombëtare për numrat e “Z-Mobile”

Prishtinë | 30 Gus 2019 | 08:00 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka vendosur të kërkojë ekspertizë ndërkombëtare para se të marrë vendim për kontestin në mes Telekomit dhe “Z Mobile” rreth numrave që kjo e fundit ka përdorur gjatë operimit të saj.

Këtë vendim e ka marrë në një nga mbledhjet e mbajtura pas ndërprerjes së bashkëpunimit në mes të Telekomit dhe “Z-mobile”, shkruan sot Koha Ditore.

Termat e referencës për këtë ekspertizë, sipas një komunikate të lëshuar nga Bordi i ARKEP-it, janë miratuar dhe procedurat e përzgjedhjes për kompaninë që do ta bëjë ekspertizën thuhet se do të bëhen në një afat sa më të shpejtë nga Agjencia Qendrore e Prokurimit publik, e cila është përgjegjëse për prokurimet e ARKEP-it.

Për këtë çështje, sipas kësaj komunikate, ARKEP-i ka kërkuar edhe ndihmën e Organit Evropian të Rregullatorëve të Komunikimeve Elektronike. Kjo thuhet se është bërë duke ditur rëndësinë e kësaj çështjeje, si dhe bazuar në faktin që Republika e Kosovës në fushën e komunikimeve elektronike e shfrytëzon plotësisht kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme