Bordi i Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) kanë raportuar në komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike lidhur me zhvillimin e procesit të shitjes së operatorit IPKO, raporton Ekonomia Online.
Përfaqësuesit e ARKEP-it kanë thënë se nuk janë në dijeni nëse Telekom Serbia ka shprehur interesim për blerjen e IPKO-s
Anëtarë i Bordit të ARKEP, Shqiprim Pula pas takimit që ka pasur me përfaqësuesit e Telekomit slloven ka thënë se janë njoftuar se ka disa blerës të mundshëm, por që ende nuk e kanë treguar numrin e tyre.
Ai tutje ka thënë se ua kanë bërë me dije Telekomit Slloven, se nëse vije një blerës serioz atëherë do të angazhohen edhe akterët të tjerë të vendit.
Ai ka thënë se do të kërkojnë ndihmë nga Inteligjenca Financiare që të hetohet prejardhja e atyre parave dhe që a është i mirëseardhur ai blerës.
“Gjatë raportimit të planit vjetor që e kemi pasur para disa ditëve nuk është thënë që fundi shtatorit do të jetë faza e dytë. Ne kemi mbajtur një takim me përfaqësuesin e Telekomit slloven, dhe ne jemi njoftuar se ka disa blerës të mundshëm në proces dhe numrin e saktë nuk na treguan, por thanë se është dyshifror. Pas përfundimi të fazës në nëntor blerësit do të dorëzojnë ofertën në Telekomin slloven dhe kush janë blerësit potencial që kanë ofruar ofertën. Ne ua bëmë të qartë se pas ardhjes së emrave për blerësit potencial ne do të angazhojmë edhe akterë të tjerë të Kosovës. Unë do të bëjë kërkesë Inteligjencës Financiare të hetohet prejardhja e atyre parave me arsyetimin se ai blerës është i mirëseardhur, pra a është i pranueshëm për shtetin tonë dhe përfaqësuesja e Telekomit Slloven u pajtuan me këtë”, është shprehur ai.
Ai ka thënë se Telekomi i Serbisë nuk do ta ketë atë të drejtë për blerje.
“Neve do ta bëjmë vlerësimin e blerësve potencial dhe vlerësimet do të jenë të shumëanshme, si teknik ai kombëtare dhe për siguri. Për aq kohë sa jam unë anëtar i bordit Telekomi i Serbisë nuk do ta merr atë të drejtë”
Ndërsa deputetja Mimoza Kusari-Lila ka thënë se ARKEP është në një pozitë jo legjitime. Gjithashtu ajo ka kërkuar urgjentisht që të plotësohet bordi i ARKEP-it, qe sipas saj mund të rrezikohet funksionimi i operatorëve.
“Anëtarët nuk kanë arrit të zgjedhin kryesuesin e bordit dhe jo ju të vini se na keni treguar neve se juve ju kanë dërguar. Çfarë autoriteti ka ARKEP që të mos komunikojë me operatorët e komunikimit, a rrezikohet procesi i grithë operatorëve dhe për ne është mandatarë që të kërkojmë plotësimin e vendit të bordit të ARKEP e sidomos në kohën e shitjes së një operatori”
Deputeti Ferat Shala nga PDK-ja ka kërkuar të dijë se cilat do të jenë hapat e ARKEP, ku në dhjetor këtyre iu përfundon mandati.
“Nëse fillon faza e tretë e shitjes, në dhjetor juve ju skadon mandati cili do të jenë metodat që në këtë fazë ne nuk kemi institucion vendimmarrës”
Deputeti i Listës serbe, Zoran Mojsilovic ka kërkuar se ofertuesi i një pjesëtari serb a do ta rrezikonte sigurinë e Kosovës.
“Në qoftë se unë apo dikush tjetër nga komuniteti serb do të ishte ofertuesi më i mirë a do të rrezikonte sigurinë e Kosovës, kjo më intereson të dijë se si të konsiderohet mundësia që nëse një pjesëtar i komuniteti serb do të ishte ofertuesi më i mirë”