IPK rekomandoi suspendimin e tre zyrtarëve policorë në Prishtinë

Prishtinë | 31 Jan 2021 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati Policor i Kosovës i ka suspenduar edhe tre zyrtarë të tjerë policorë që thuhet se janë të përshirë në rastin kur është ushtruar dhunë ndaj një personi.

Në njoftimin e IPK-së thuhet se rasti ishte iniciuar në IPK dhe hetuesit në konsultim me prokurorin kujdestar janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore lidhur me këtë rast.

“Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente, hetuesit e IPK-së kanë identifikuar zyrtarët policorë të cilët ishin të përfshirë në këtë rast (punonjës në Drejtorinë Rajonale në Prishtinë)” .

“Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë rekomandimin për suspendim të këtyre tre zyrtarëve policorë përderisa hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorin kompetent do të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore ditëve në vijim për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme