Gjatë shqyrtimit të raportit vjetor financiar të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare për vitin 2017, Kreshnik Gashi, kryetar i bordit të ARKEP-së, tha se po përballen me vështirësi për shkak të numrit të vogël të punëtorëve.
“4.5 milionë janë të hyrat që ka mbledhur ARKEP-i dhe këto mjete janë adresuar në buxhet. ARKEP-i fatkeqësisht ka numër të vogël të punësuarve krahasuar me nevojat që ka. Është bërë një punë e madhe e kodit të shtetit të telefonisë. Po ashtu është bërë edhe në aplikimin e kodit shtetëror të internetit. Sfidë që është paraqitur edhe në raportin e progresit është edhe pavarësia buxhetore”.
“Bordi paguhet nga 100 euro për mbledhje të muajit. Kjo ka ardhë si rezultatë që anëtarët e bordit të kenë rrogën të barabartë me deputetët”.
Kryetari Lumir Abdixhiku kërkoi që shtesat tjera përveç pagës të hiqen, raporton Ekonomia Online.
“Në mbledhjen tjetër kur vini, e hiqni këtë vendim që shtesat tjera të hiqen”, tha ai.
Nga zyra e auditorit u tha se Pasqyrat financiare kanë paraqitur gjendje të drejtë. Ndërkaq lidhur me rekomandimet nga viti i kaluar janë dhënë 8 kurse, janë përmbushur 5.