Shpikës i superarmëve
Ndërkohë që jetonte në Sirakuzë, ai projektoi shumë armë për të mbrojtur qytetin nga ata që e sulmonin, duke përfshirë edhe një “rreze të vdekjes” që ishte menduar të përqendronte rrezet e Diellit tek anijet e armikut, duke u vënë flakën. Ai zhvilloi gjithashtu katapulta të efektshme si dhe një “kthetër gjigante” që hidhej tek anijet e armikut dhe i detyronte të anoheshin e të fundoseshin.
Mjeshtër i levave
Arkimedi vuri në zbatim kuptimin e tij mbi gjeometrinë dhe fizikën, për të zhvilluar sisteme shumë të fuqishëm levash. Duke llogaritur gjatësinë, forcën dhe pozicionin e levës, si dhe pozicionin e pikëmbështetjes në krahasim me objektin që ngrihej, ai revolucionarizoi metodat e ndërtimit. Arkimedi kishte kaq shumë besim në potencialin e levave të tij, saqë ai shpesh thoshte: “Më jepni një vend ku të mbështetem, dhe unë do të lëviz Tokën”.
Përcaktoi numrin Pi
Një matematicien brilant, Arkimedi është personi që formoi matjen e saktë më të hershme të një rrethi, duke përdorur numrin joracional Pi (afërsisht 3.14). E njohur gjithashtu si Konstantja e Arkimedit, ky numër u prezantua nga matematicieni në librin e tij Matja e një Rrethi. Ndonëse që atëherë është përshkruar edhe me më shumë saktësi, numri i Arkimedit përdoret ende sot.
Zbuloi Hidrostatikën
Kur bënte banjë një ditë, ai zbuloi se uji i zhvendosur ishte në përpjesëtim me vëllimin e trupit që zhytej në të – ai ngjitej lartë në anë, ndërkohë që vetë Arkimedi zhtej brenda. Sipas legjendës, ai mbeti kaq i shastisur nga ky zbulim, saqë rendi lakuriq në rrugë duke thirrur frazën tashmë të famshme: “Eureka!”
Vidha e tij ndryshoi përgjithmonë botën
Ndonëse duket relativisht e thjeshtë për syrin modern, vidha e Arkimedit ishte revolucionare në kohën e tij dhe demonstroi se si uji mund të ngjitej lart në kanale apo rryma artificiale për ujitje të tokave bujqësore. Kjo shpikje do të influenconte më pas Leonardo Da Vincin në përpjekjet e tij për të zhvilluar një makinë fluturuese funksionale.