Arkivoli i Nipsey Hussle do ta përshkojë Los Angeles para varrimit

| 09 Pri 2019 | 15:11 | Nga

Nipsey Hussle do ta përshkojë për herë të fundit Los Angeles.

Kortezhi mortor do të lëvizë nëpër pjesën më të madhe të qytetit, sidomos në lagjet që ai i mbështeti fuqishëm.

Burimet e TMZ tregojnë se arkivoli i Nipsey do të kalojë në disa pika të rëndësishme, duke përfshirë dyqanin e tij të veshjeve , ku u qëllua për vdekje.

Familja e Nipsey dëshiron të sigurohet që komuniteti të ketë mundësi të tregojë respektin përgjatë rrugës pasi shumica e njerëzve nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit.

Kortezhi mortor do të lëvizë rreth një orë e gjysmë, duke përfunduar në një shtëpi funerale në rrethin e Crenshaw.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme