Është raportuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në Kamenicë është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë.
I dyshuari është arrestuar, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të gjykatës janë kontrolluar tri shtëpi të tre të dyshuarve në Kamenicë nën dyshimin se njëri prej tyre posedon armë zjarri.
Gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë pasi të dyshuarit kanë pohuar se armën e kanë shitur dorë pas dore tek personi i tretë.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, tre të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar.