Analisti Armend Muja këtë javë ka qenë i ftuar në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.
Muja i cili është i njohur për publikun për saktësinë e parashikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Kosovë e më gjerë ka bërë edhe një analizim të situatës elektorale në nivel vendi.
Ai thotë se këto matje janë bërë në muajt tetor e nëntor ku bashkë me Podujevën është matur edhe sentimenti i përgjithshëm i qytetarëve.
“Pas 16 nëntorit të vitit të kaluar deri në prill rritja e Vetëvendosjes ka qenë në mënyrë eksponenciale. Në prill pak para mocionit Albin Kurti ishte i pëlqyer nga rreth 60% të qytetarëve të Kosovës të cilët i besonin në atë kohë. Deri në 2 qershor kjo epërsi nuk është zbritur, ka qëndruar e njëjta”, tha Muja.
“Mbështetja për Albinin nuk ka rënë por ka pasur një transformim rrënjësor në terren. Këtë e dinë partitë pasi kur e sheh që nuk gjen aktivist për ta bërë një tubim si në Podujevë, është një sinjal”.
Muja thotë se aktualisht Vetëvendosje ka mbështetje më të madhe se 50%.
“Sentimenti është përtej 51% për Vetëvendosjen. Kjo nuk është meritë vetëm e Vetëvendosjes por edhe mërit e kombinatorikave tjera prej LAA, PAN etj. Pra kur bashkohen partitë krijojnë anonimozitet edhe te partitë tjera. Është krijuar një narracion se këta të gjithë janë bërë bashkë LDK, PDK, AAK, NISMA. Kjo te njerëzit është bërë shumë irrituese”, tha ndër të tjera Armend Muja.