Sportisti dhe sportistja e vitit 2020 nga komuna e Prishtinës janë shpallur futbollisti Armend Thaçi dhe karateistja Albulena Gërvalla, raporton Ekonomia Online.
Ndërsa, trajneri i vitit është zgjedhur Armend Dallku, ish-trajner i FC Prishtina.
Tutje, çmimi për klubin më të mirë të vitit shkoi për “FC Prishtina” (Futboll).
Ndërsa, klubi më i mirë i vitit te femrat e fitoi “M-Trchnologie” (Volejboll).
Rreth 20 sportistët prej tyre djem dhe vajza janë shpërblyer me çmimin “Shpresat e Vitit”.
Gazmend Haliti ka marr çmimin si trajneri i futbollit për moshën U15.