Armenia dhe Azerbejxhani akuzojnë njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit të ri

Prishtinë | 18 Tet 2020 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Armenia dhe Azerbejxhani kanë akuzuar njëra-tjetrën sërish për shkelje të armëpushimit të ri humanitar, që është arritur në mesnatën e së shtunës në orën 20:00 (ora lokale).

Armëpushimi që u arrit pas javë të tëra luftimesh, i ndërmjetësuar nga Rusia, nuk arriti t’i ndalte luftimet në zonën Nagorno-Karabak.

“Armiku hapi zjarr në afërsi të qytetit Jabrail, si dhe në fshatrat e këtij rajoni, duke përdorur murtaja dhe artileri”, ka deklaruar ministria e mbrojtës azere. Ata kanë shtuar se kanë marrë masat e duhura hakmarrëse, përderisa forcat armene ka thënë se rivali i tyre ka qëlluar dy herë gjatë natës, pas armëpushimit, shkruan Reuters.

Zyrtarët në Nagorno-Karabak thonë se në sulmet e fundit pas armëpushimit ka viktima dhe të lënduar në të dyja palët.

Gjatë së shtunës forcat armene dhe azere janë dakorduar për një armëpushim të ri. Armëpushimi i quajtuar humanitar, kishte të bënte me lejimin e të dyja palëve për tërheqjen e trupave civilë dhe ushtarakë në zonën ku po zhvillohen luftimet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme