Nagorno-Karabakhu njofton se që nga fillimi i luftimeve i ka humbur 604 ushtarë

Prishtinë | 15 Tet 2020 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mbrojtjes së rajonit Nagorno-Karabakh ka njoftuar të enjten se kanë humbur jetën në betejë edhe 49 ushtarë tjerë, duke çuar shifrën totale të ushtarëve të vdekur në luftime në këtë rajon në 604 që kur shpërtheu lufta me forcat e Azarbajxhanit më 27 shtator, shkruan agjencia Reuters.

Luftimet janë më të ashprat që nga ato të viteve 1990-ta, kur kishin vdekur afro 30 mijë persona.

Ishte arritur marrëveshja për armëpushim mes dy palëve, mirëpo si Armenia ashtu edhe Azerbajxhani e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit.

Nagorno-Karabakh është rajon brenda territorit të Azerbajxhanit por që drejtohet nga etniteti armen.

Armenia sot ka akuzuar Turqinë se po bllokon fluturimet me ndihmë emergjente dhe se luftimet e reja rrezikojnë të fusin Nagorno-Karabakhun në krizë humanitare.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në Twitter ka thënë se Armenia duhet të ndalë tentimet për të kthyer territoret dhe ka paralajmëruar për viktima të reja dhe gjakderdhje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme