Situata politike nuk është e qetë në Armeni pasi opozita ka dalë kundër lëvizjeve të reja qeveritare.
Sipas mediave të huaja, deputetët e partisë opozitare Yelk kanë bojkotuar ditën e djeshme zgjedhjen e presidentit aktual Serzh Sargsyan për kryeministër, duke hedhur “bomba” tymyese në Parlament.
Përfaqësuesit e Yelk kanë paralajmëruar protesta të shumta dhe të dhunshme ndaj këtyre lëvizjeve, duke rrezikuar dërgimin e vendit drejt një kaosi politik.