Çifti i njohur i showbizit, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë një nga dyshet më simpatike, jeta e të cilëve përbën gjithmonë interes për publikun.
Blogerja e njohur është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpesh herë nuk ngurron që të publikojë moment private me Shkëlzenin.
Së fundmi, ajo është ankuar publikisht për partnerin e saj dhe shkak për këtë është bërë seriali ‘Game of Thrones’. Siç duket të hënat janë kthyer në torturë për bukuroshen shqiptare pasi partneri i saj është një fans i serialit shumë të ndjekur, ndërsa Armina jo.
“Tortura ime është të shikoj këtë film çdo të hënë për shkak të Shkëlzen Berishës”, ka shkruar Armina në Instastory.