Emri i Armina Mevlanit lakohet shpesh, si për jetën profesionale dhe atë sentimentale.
Përpos blogut dhe angazhimeve të saj, duket se Armina po përjeton një emocion të madh siç e përshkruan ajo. Një video në Instagramin e saj, bën të ditur që ajo do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në projektin e Sophia Webster.
Një projekt për sensibilizimin dhe të drejtat e grave, ku Sophia e njohur për linjën e saj të këpucëve dhe bizhuterive, ka zgjedhur të ketë përfaqësuese nga Shqipëria Armina Mevlanin.