Ylli i Hollivudit, Arnold Schwarzenegger ka treguar në Instagram se është operuar nga zemra. Ndërsa thotë se ndihet fantastik, aktori tregon se vendosi një valvul të re në zemër.
Ai postoi disa foto në rrjete sociale, ku shihet në krevatin e spitalit dhe teksa shëtit pas operacionit.
“Ndihem në mënyrë fantastike dhe tashmë kam ecur në rrugët e Cleveland, ku shijova statujat tuaja të mrekullueshme.”- shkruan aktori.
Schwarzenegger ka lindur me një defekt në zemër. Në fakt, familja e tij e ka pasur të trashëguar sëmundjen e zemrës. Nëna dhe gjyshja nga e ëma kishin probleme me valvulet.
Në mars të 2018-ës, ylli i filmave aksion bëri një operacion në zemër, për të zëvendësuar një valvul pulmonare që e zëvendësoi fillimisht në 1997-ën.