Arrat dhe kikiriki mbrojnë nga vdekja e parakohshme

Prishtinë | 30 Maj 2023 | 22:07 | Nga

Gjysmë grushti arra në ditë në mënyrë të konsiderueshme e zvogëlon rrezikun nga vdekja e parakohshme, sipas studimit të fundit holandez.

Studimet e mëparshme e kanë sugjeruar një lidhje midis arrave dhe sëmundjeve kardiovaskulare, por ky është i pari i cili pa dyshim e konfirmuar këtë marrëdhënie, përcjell BBC.

Ekspertët në Universitetin e Maastricht kanë konstatuar përmes një studimi dhjetëvjeçar që për 23 për qind është zvogëluar rreziku nga vdekja e parakohshme te njerëzit që kanë ngrënë të paktën dhjetë gram arra ose kikirikë në ditë, transmeton koha.net.

Kjo nuk mund të thuhet për gjalpin e kikirikut, i cili është i kripur dhe i yndyrshëm, paralajmërojnë ekspertët.

Më shumë se 120.000 meshkuj dhe femra të moshës 55 – 69 vjeçare në vitin 1986 dhanë informacione në lidhje me shprehitë e tyre të ngrënies, dhe pas dhjetë viteve është analizuar shkalla e tyre e vdekshmërisë.

Rreziku nga vdekja e parakohshme për shkak të kancerit, diabetit, sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes dhe ato neurodegjenerative ishte më i ulët në mesin e atyre që kishin ngrënë arra, konstatoi studimi.

Prof. Piet van den Brandt, i cili e udhëhoqi studimin e publikuar në gazetën International Journal of Epidemiology, theksoi: “Është një zbulim i jashtëzakonshëm që edhe një rrezik më i ulët është vërejtur në konsumin e 15 gramë të arrave ose kikirikëve në ditë”.

Ekspertët gjatë hulumtimit e morën parasysh faktin se ata që hanin arra kishin konsumuar shumë fruta dhe perime dhe se femrat që hanin arra ishin më të dobëta, përcjell BBC.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme