Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Shqipëri, pas një hetimi të thelluar, ka pezulluar nga detyra tre punonjës të Policisë së Elbasanit, të dyshuar për shpërdorim të detyrës, lidhur me arratisjen e dy të arrestuarve nga Komisariati i Policisë Elbasan.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka vendosur caktimin e masës së sigurisë.
”Pezullim i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik”, për punonjësit e policisë, të cilët dyshohet se nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme për të parandaluar arratisjen e shtetasve N.L. dhe E.P., të cilët ishin arrestuar për vjedhje me dhunë dhe ndodheshin në dhomat e sigurisë të komisariatit.
Punonjësit e pezulluar janë:
N/Komisar Theofan Telo, Specialist për rendin në Komisariatin e Policisë Elbasan
Inspektor Andeta Liçi, Ndihmës Specialiste në Zyrën e Informacionit, Komisariati i Policisë Elbasan
Inspektor Avni Bahja, Përgjegjës i dhomave të sigurisë pranë DVP Elbasan
Në vijim të hetimeve, AMP ka ndaluar dhe Inspektorin Dhimitër Doka, Trupë shërbimi vend roje në Komisariatin e Policisë Elbasan, për shpërdorim të detyrës, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë edhe Inspektorët Avni Hamzallari dhe Azem Bardhi, për të njëjtën vepër penale.
AMP sipas lapsit, ka theksuar se hetimet vijojnë për të zbardhur përgjegjësitë e punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.