Arrestime masive në Serbi

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 18:02 | Nga

Pjesëtarët e Ministrisë së brendshme të Serbisë i kanë arrestuar edhe 213 vetë, në vazhdimin e aksionit Ares, pastaj i kanë zbuluar dy laboratore për prodhimin e marihunaës, i kanë konfiskuar 385 kilogramë të narkotikëve të ndryshëm dhe sasi të mëdha të armatimit dhe municionit, ka njoftuar sot ministri i brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

“Pjesëtarët e policisë e kanë vazhduar me vendosmëri aksionin në territorin e 25 qyteteve për shkatërrimin e kriminalitetit, e para se gjithash kur bëhet fjalë për luftën kundër narko-trafikimit”, tha Stefanoviq.

Ai ka shtuar se policia ka paraqitur fletëparaqitje penale kundër 258 personave të dyshuar, raporton agjencia Beta nga Beogradi. Aksioni me emrin e koduar Ares, ka nisur në fillim të kësaj jave në disa qytete në Serbi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme