Banorët e Kukësit janë përballur gjatë natës me ndërhyrjen e Forcave Speciale RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë pas protestës së djeshme, ku qytetarët kuksianë protestuan kundër tarifës së lartë për kalimin në Rrugën e Kombit.
Ende nuk ka një shifër zyrtare të arrestimeve, por mësohet jo zyrtarisht se disa persona janë prangosur nga policia.
Operacioni forcave speciale është kryer në koordimin me policinë. Familjarët e personave të ndaluar gjatë natës kanë qëndruar në komisariatin e Kukësit për të kërkuar informacion për të arrestuarit.
Prokuroria e Kukësit ka nisur hetimet për shkatërrim prone, goditje ndaj policisë dhe prishje e qetësisë publike.
Prokuroria ka administruar edhe pamjet filmike të personave që goditën policinë dhe dëmtuan sportelet e koncesionarit.
Hetimin e Prokurorisë filloi dje pas dhunës në protestën kundër tarifës për kalimin në Rrugën e Kombit.
Dhjetëra qytetarë protestuan dje në mesditë në rrugën e Kombit duke djegur sportelin e kompanisë koncesionare ky vilen paratë e kalimit në rrugë.