Policia në Singapor arrestoi dy gazetarë jug koreanë, nën akuzat se kanë shkelur në shtëpinë e ambasadorit verikorean, para samitit midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Policia tha se është thirrur në rezidencë të enjten pasdite.
Trump dhe Kim pritet të arrijnë në Singapor të dielën, ndërsa do të takohen të martën.
Trump tha se do ta shqyrtojë ftesën për Kimin në Shtëpinë e Bardhë nëse takimi në Singapor shkon mirë.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre rajonalë duan që Koreja e Veriut të heqë dorë nga armët e saj bërthamore, por Trump ka thënë se do të duhet më shumë se një takim për të arritur këtë qëllim.
Rreth 3,000 gazetarë pritet të mbulojnë takimin në Singapor.