Një person i pestë është arrestuar në lidhje me vdekjen e 39 emigrantëve të gjetur në një kamion në Essex.
I dyshuari, në fillim të viteve të 20-ta, u arrestua në portin e Dublin dhe besohet se ai është nga Irlanda Veriore, transmeton Klan Kosova.
Policia e arrestoi atë ndërsa ai u nis me një traget në port të shtunën pasdite. Raportohet se i dyshuari po kërkohej në lidhje me vdekjet nga policia në Essex, si pjesë e hetimeve të tyre.
Detektivët po vazhdojnë të marrin në pyetje katër të tjerë në lidhje me incidentin.
Policia kishte arrestuar më parë një çift, të emëruar si Thomas Maher dhe gruaja e tij Joanna, të dy 38 vjeçar, nën dyshimin e 39 akuzave për vrasje dhe trafikim të njerëzve.