Policia italiane në Ravena ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm 11 urdhër arreste, nga të cilët 3 janë shtetas shqiptarë.
Të arrestuarit akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Në operacionin e koduar “Robbed Cheese” u angazhuan 50 forca policie, ndërsa janë kontrolluar shumë banesa dhe aktivitetet tregtare.
Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi droge, armë e para cash.
Rreth mesditës priten të zbardhen detajet e operacionit.